Vëllaznimi shton në skuadër edhe një qendër të huaj
Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar sonte edhe një transfer të ri të huaj.
Gjakovarët kanë prezantuar amerikanin e gjatë 208 centimetra, Joshua Nurse.
Lojtari në fjalë në edicionin e kaluar u paraqit në elitën austriake me Klosterneuburgun në 32 ndeshje me 4.4 pikë e 5.5 kërcime për ndeshje, Nurse ka qenë bashkëlojtar me Kevin Bracy-Davis të Trepçës tek ky ekip.
Nurse në Evropë ka luajtur edhe në Gjeorgji me Dinamo Tbilisin në 6 ndeshje me 10.8 pikë e 12.2 kërcime për ndeshje.
Para ardhjes në Evropë, lojtari ka luajtur në 4 edicione me kolegjin amerikan të ST. Francis College Terriers.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.