Basketboll

Prishtina e mposht thellë Pejën 03, vazhdon si lidere pa asnjë humbje

Prishtina në Superligën e Femrave e ka shënuar fitoren e radhës, kësaj here ndaj Peja 03 me rezultat 66:46 (18:14,21:7,14:10,13:15).

Që nga minutat e parë Prishtina pati nën kontroll ndeshjen duke u treguar të sakta për 18 pikë kurse Peja 03 arriti të shënoj 14.

Diferenca u bë në pjesën e dytë ku vajzat nga Prishtina shënuan 21 pikë e pranuan vetëm 7.

Edhe pas pushimit të pjesëve ritmi i Prishtinës mbeti i njëjti. Çereku i tretë i takoi përsëri Prishtinës kurse pjesa e fundit ishte më e barabartë 13:15.

Për Prishtinën më të mirat ishin Asianae Johnson dhe Jade Williams. Johnson shtoi 25 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime kurse Williams 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim.

Kurse tek Peja 03 Saranda Daci kontribuoi me 21 pikë, 8 kërcime e 2 asistime.

Komentet janë të mbyllura.