Basketboll

Vëllaznimi e prezanton ardhjen më të madhe të afatit kalimtar në Kosovë, Daniel Lekndreaj

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka prezantuar para pak minutash transferin më të madh të afatit kalimtar dimëror në basketbollin kosovar.

Gjakovarët kanë njoftuar për marrëveshjen e madhe me basketbollistin shkodran, Daniel Lekndreaj.

Në njoftim shkruan se për të jetësuar këtë transferim, klubi ka punuar intensivisht në kohët e fundit duke plotësuar dëshirën e lojtarit, e cila përputhet me vizionin e klubit tonë, duke qenë prej klubeve më të organizuara në vend.

Njoftimin e klubit e gjeni duke klikuar këtu.

AsistiOnline.com ditë më parë raportoi ekskluzivisht për arritjen e kësaj marrëveshje.

Ekskluzive: Vëllaznimi bën goditjen e madhe? afër marrëveshja me Daniel Lekndreajn

 

 

Komentet janë të mbyllura.