Basketboll

Peja me fitore të thellë ndaj Vëllaznimit, mbyll vitin 2023 si nënkampione vjeshtore

Peja e ka përfunduar vitin 2023 me fitore. Verdhezinjtë kanë mundur Vëllaznimin me shifrat 79:61 (13:13, 24:14, 23:16, 19:18), në javën e 15-të të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën me një seri prej 10:0, por kuqezinjtë që shënuan pikët e para pas gjashtë minutave lojë u kundërpërgjigjën 0:10, për të barazuar shifrat, derisa çereku i parë përfundon 13:13. Megjithatë, kampionët e Kosovës filluan shkëputjen nga periudha e dytë, që e fituan 24:14, për të shkuar në pushim me rezultat 37:27.

Verdhezinjtë ishin më të mirë edhe në periodën e tretë (23:16), ndërsa dhjetë minutat e fundit ishin më të barabartë, ku Peja triumfoi në fund 79:61.

Said Doucoure debutoi te Peja me 19 pikë e pesë kërcime, ndërsa Urald King shtoi 15 pikë e shtatë kërcime, ndërsa te Vëllaznimi më i dalluari ishte Jordan Dallas me 12 pikë e 11 kërcime.

Peja numëron 11 fitore e katër humbje, kurse Vëllaznimi shtatë fitore e tetë humbje.

Komentet janë të mbyllura.