Sonte dy ndeshje, vëmendja kryesore në Gjakovë
Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte zhvillohen dy ndeshjet e fundit nga xhiro e 17-të e Superligës së Kosovës te meshkujt.
Sot vëmendja kryesore do jetë në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku fitorja është shumë e vlefshme për të dy skuadrat. Kuqezinjtë janë vendin e pestë me shtatë fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit kanë pesë fitore e 11 humbje, andaj sfida është shumë e rëndësishme.
Kjo ndeshje fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Artsport1.
Takimi i fundit zhvillohet ndërmjet Istogut dhe Bashkimit. Istogasit që për herë të parë janë në Superligë, kanë një fitore e 15 humbje, ku fitoren e vetme e kanë ndaj prizrenasve, që kanë pesë fitore e 11 humbje.
Kjo ndeshje fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport3.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.