Basketboll

Reagon ashpër Bashkimi, kërkon që një treshe e gjyqtarëve të mos i delegohet më (VIDEO)

Prishtinë(AsistiOnline) – Klubi i Bashkimit ka reaguar sonte nëpërmjet një komunikate të lëshuar në faqen zyrtare, lidhur me ndeshjen e djeshme që e zhvillua ndaj Sigal Prishtinës.

Këtë ndeshje Bashkimi e humbi me rezultat zyrtar 84-83, por kishte kritika të shumta për mënyrën e gjykimit nga referët e deleguar, përcjell AsistiOnline.com

Aty fillimisht shkruan se kjo ndeshje ishte tejet e bukur dhe me basketboll kualitativ, por e cila e mori vëmendjen dhe u dëmtua nga faktori i tretë, i cili është dashur të ndaj drejtësi të barabartë ndaj të gjitha palëve.

Në reagim tutje rrëfehet në mënyrë kronologjike ndarja e drejtësisë që sipas klubit prizrenas ishte tendencioze, sistematike dhe aspak profesionale dhe që e dëmtoi lojën e basketbollit konkretisht klubin e tyre dhe ju kushtoi atyre edhe me humbje aspak sportive.

Në reagimin e gjatë, klubi i Bashkimit përmend se përveç lojës së humbur në aspektin sportiv, qartë po dëmtohen ambiciet e klubit si dhe investimet financiare në klub nga shumë sponsorë të respektuar, të cilat për kryesinë e klubit janë të pa pranueshme.

Komunikata e Bashkrimit poashtu përmend edhe faktin se do t’ju drejtohet organeve të FBK-së, me kërkesë për shqyrtim të këtij problemi, duke filluar që gjyqtarët e kësaj ndeshje: Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Besim Vitaku si dhe Albert Verbiqi (delegat i ndeshjes) që të njejtit të mos nominohen në të gjitha ndeshjet e klubit prizrenas si brenda dhe jashtë.

Reagimit në fjalë, Bashkimi ia ka shtuar edhe një video-përmbledhje e cila sipas tyre, dëshmon njëanshmërinë e bërë nga referimi si dhe ndërhyrje nga persona të pa autorizuar në ndërprerje dhe presion ndaj zyrtarëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Krejt në fund, komunikata e Bashkimit ka një mesazh me tekstin ”DUART E PASTËRTA NË BASKETBOLL!!”.

Reagimin e plotë të Bashkimit, së bashku me videon e postuar, mund ti gjeni duke klikuar KËTU.

Komentet janë të mbyllura.