Kjo javë e Superligës luhet nga nesër, derbi zhvendoset në Prizren
Të enjten, premten dhe të shtunën zhvillohet xhiroja e 21-të në Prince Caffe Superligë, që është e fundit para garave të Final 8 Kupës së Kosovës në basketboll. Turneu i Kupës zhvillohet në Gjakovë nga 13 deri 17 shkurt.
Sidoqoftë, edhe kjo xhiro do të dhurojë sfida mjaft të bukura. Java e 21-të hapet me përballjen mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Bashkimit. Kampionët e Kosovës ndodhen në vendin e dytë me 15 fitore e pesë humbje, derisa prizrenasit në vendin e gjashtë me shtatë fitore e 13 humbje. Kjo ndeshje luhet në Prizren, shkaku se në Pejë është dëmtuar instalimi i semaforëve.
Sfidë mjaft interesante shihet ajo mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, vendit të parë, përkatësisht të katërt në renditje. Mitrovicasit janë liderë me 18 fitore e dy humbje, kurse therandasit kanë 12 fitore e tetë humbje.
Të premten po ashtu do të përballen Proton Cable Prizreni me Istogun. Prizrenasit janë në vendin e shtatë me pesë fitore e 15 humbje, kurse istogasit të fundit me vetëm një fitore e 19 humbje.
Kjo xhiro përmbyllet pikërisht me sfidën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, derisa ndeshjen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina.
Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 21
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi
E premte
19:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Proton Cable Prizreni – Istogu
E shtunë
17:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina
Komentet janë të mbyllura.