Basketboll

Sot fillon festa e madhe e basketbollit në Gjakovë

Nga sot e deri më 17 shkurt, palestra “Shani Nushi” do të jetë arenë e basketbollit të ekipeve kosovare.

Tetë skuadrës e Superligës së meshkujve do jenë në kërkim të trofeut të çmuar të Kupës së Kosovës. Më 17 shkurt zhvillohet edhe finalja e femrave mes Bashkimit e Prishtinës, dy skuadrave për momentin më të mirat në basketbollin e femrave në vendin tonë. Katër skuadrat e Ligës së Parë të Meshkujve e rritin edhe më shumë rëndësinë e kësaj ngjarje në Gjakovë.

Basketboll cilësor pritet në parket dhe atmosferë e jashtëzakonshme në tribuna me pjesëmarrjen e tifozerive nga e gjithë Kosova.

Gjakova ka qenë shembull për organizim dhe kështu pritet edhe në Final 8.

Sot dhe të mërkurën zhvillohen sfidat çerekfinale, derisa të enjten luhen gjysmëfinalet. E premtja është pushim për tu përgatitur për finalen e madhe e cila luhet të shtunën.

Basketboll dhe jo vetëm, do të ketë në Gjakovë nga 13 deri më 17 shkurt. Pikërisht finalet zhvillohen më 17 shkurt, Festën e Pavarësisë së Kosovës.

Trepça triumfoi në dy vitet e fundit, derisa rivalitet i madh pritet këtë edicion.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen ekskluzivisht në Art Motion dhe Kujtesa.

Komentet janë të mbyllura.