Dyshime se Tshimanga është testuar pozitiv në testet për doping?
Prishtinë(AsistiOnline) – Bazuar në informacionet nga burimet e afërta të AsistiOnline.com, dyshohet se lojtari i KB Trepça, Jordy Tshimanga është testuar pozitiv gjatë kontrollit të dopingut.
Lidhur me këtë çështje, AsistiOnline.com iu është drejtuar Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Agjencisë së Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA), ndërsa nga FBK-ja lidhur me këtë rast është përgjigur sekretarja e përgjithshme, Elvira Dushku sikurse vijon: ”Nuk kemi informata nga organet kompetente për një rast të tillë. Në momentin që pranojmë informata, atëherë ne do të veprojmë konform rregulloreve në fuqi si vendore ashtu edhe ato ndërkombëtare të anti-dopingut”, ka thënë Dushku në një përgjigjje elektronike.
Ndërsa nga Agjencia e Anti-Dopingut për Kosovë(KosADA) për AsistiOnline.com janë përgjigjur në një bisedë telefonike ku kanë kofirmuar se janë testuar një numër i lartë i basketbollistëve sidomos të huaj, por edhe vendorë, megjithatë nuk kanë konfirmuar se ndonjë lojtar i huaj ka rezultuar pozitiv, për shkak të procedurave konfidenciale të agjencisë.
”Nuk kemi asnjë konfirmim pozitiv zyrtar deri në këto momente që po flasim. Mund të ju konfirmoj se janë testuar shumë lojtarë të huaj, mirëpo deri tani nuk kemi asgjë konkrete, pasi janë procedura të gjata dhe vazhdojnë edhe në momentin që jemi duke biseduar”, ka thënë kordinatori i Agjencisë së Anti-Dopingut për Kosovë (KosADA) z.Bernard Tahirbegolli për AsistiOnline.com.
AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se Tshimanga nuk është rasti i parë dhe i vetëm i kontrolleve të tilla shëndetësore që po aplikohen në sport, pasi për thyerjeve të rregullave të dopingut jo më larg se vitin e kaluar ishte dënuar edhe Larry Thomas i KB Peja, për periudhën sa kishte luajtur në Belgjiikë me Mechelenin.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.