Situatë e keqe me lëndime te Kosova para ndeshjes me Irlandën
Basketbollistët e Kosovës A janë duke u stërvitur intensivisht para ndeshjes ndaj Irlandës, ka njoftuar sot Federata e Basketbollit të Kosovës.
Aty theksohet se stërvitjet po mbahen dy herë në ditë, në mënyrë që të janë sa më të gatshëm për duelin e së enjtes, që është sfida e vetme në shtëpi për vitin 2024 si vendas.
Atmosfera në kampin e Kosovës është mjaft e mirë, derisa nga lista e gjerë ka disa mungesa.
Në njoftim përmendet edhe gjendja e vështirë me lëndime, ku Erjon Kastrati dhe Domenic Artis nuk do të jenë pjesë e rosterit final për shkak të lëndimeve, derisa gjendja e Lis Shoshit do të vlerësohet deri në fund, derisa Jan Palokaj nuk do të jetë pjesë e këtij grumbullimi për shkak të dokumentacionit.
Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën dhe Azerbajxhanin.
Sfidën e parë Dardanët e kanë më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë, derisa sfidën e dytë ndaj Azerbajxhanit më 25 shkurt në udhëtim.
Komentet janë të mbyllura.