Basketboll

Lojtari i ri i Bashkimit, në NBA kishte përfituar shifra të majme milionëshe

Prishtinë(AsistiOnline) – Bashkimi sonte e ka prezantuar transferin më të ri të skuadrës, NBA lojtarin Terrance Ferguson.

Ky lojtar në fillet e karrierës dhe në draft shihej si një prej basketbollistëve më perspektivë e më pas lëndimet e lanë mbrapa.

Megjithatë për aq kohë sa luajti në NBA me mbi 200 ndeshje, Ferguson ka përfituar shifra të majme parash.

Në sezonin e parë në NBA pas draftit me Oklahoma City Thunder, Ferguson kishte lidhur kontratë afro 2 milionë euro.

Derisa në edicionet dy dhe tre me të njejtin ekip (2018/20), Ferguson rriti përfitimet në mbi 4 milionë euro.

Në edicionin 2020/21, 25 vjeçari u tregtua tek New York Knicks me kontratë fillestare afro 4 milionë euro edhe pse nuk zhvilloi fare ndeshje.F

Fitimet totale të Ferguson në aspektin financiar në NBA, përllogariten të jenë mbi 10 milionë.

Megjithatë te Bashkimi, Ferguson është larg arritjes së këtyre shifrave për faktin se vetë klubi portokalli nuk e kalon as buxhetin vjetor prej 1 milion euro.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.