Kosova mposhtet nga Azerbejxhani
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt e ka pësuar humbjen e parë në parakualifikimet për Kampionatin Botëror 2027.
Djemtë tanë janë mposhtur nga Azerbejxhani me rezultat 87-77, në një ndeshje e cila ishte shumë e ngushtë deri në fund.
Perioda e parë u mbyll baraz (19-19), derisa në çerekun e dytë Kosova kishte vetëm një pikë avantazh (24-25) dhe mbylli pjesën e parë me epërsi 43-44.
Në pjesën e dytë vazhdoi loja e ngushtë me çerekun e tretë që u luajt baraz (16-16), derisa në periudhën e fundit dhe vendimtare, Azerbejxhani ndërmorri një seri pozitive duke e fituar atë me 11 pikë dallim (27-18) dhe kështu e fitoi ndeshjen.
Kapiteni Dardan Berisha kishte më së shumti pikë te Kosova sot, gjithsejt 20 sosh e lojë fantastike dhuroi qendra e re Dardan Kapiti me 19 pikë, 6 kërcime, 4 asiste, 4 vjedhje topash e 2 bllokada. Ndërsa listën e lojtarëve me pikë dyshifrore te Kosova e mbylli Musab Mala që shtoi 16 pikë.
Te Azerbejxhani, lojtari Orhan Haciyeva që luan në ligën e parë turke me Yalovan, ishte më i miri me double-double prej 27 pikëve e 11 kërcimeve, ndërsa i natyralizuari që bën karrierë në Euroligë, Donta Hall shtoi poashtu double-double prej 20 pikëve e 14 kërcimeve.
Në turin e dytë parakualifikues, Kosova me 21 nëntor i shkon Zvicrës e 24 nëntor përsëri i shkon Irlandës.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.