Transferi i bujshëm i Bashkimit ‘nga NBA’, largohet befasisht nga klubi!
Prishtinë(AsistiOnline) – Edhe pse kishte ardhur me shumë bujë, Terrance Ferguson po largohet pa të njëjtën atmosferë pozitive që kishte ardhur në Kosovë.
Lojtari që ka të zhvilluara mbi 200 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA, është larguar nga portokallinjët pas vetëm një ndeshje të zhvilluar dhe lajmin për lirimin e tij e ka bërë vetë klubi prizrenas.
Në debutimin e tij në vikend ndaj Yllit, Ferguson kishte shfaqur disa shqetësime shëndetësore dhe luajti shumë pak, derisa një arsyje tjetër që ka shtyer drejtuesit e klubit të Bashkimit për ndërprerjen e marrëveshjes me të, janë edhe ato disiplinore.
“Klubi ynë njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontraten me lojtarin Terrance Ferguson për arsye diciplinore”, shkruan njoftimi i klubit prizrenas.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.