Basketboll

Sonte finalja e madhe e Ligës Unike, takohen dy skuadra kosovare Ylli dhe Trepça

Prishtinë(AsistiOnline) – Sonte është një natë e rëndësishme për basketbollin mbarëshqiptar.

Dy skuadrat kosovare, Ylli nga Theranda dhe Trepça nga MItrovica, zhvillojnë finalen e madhe të Ligës Unike e cila bashkon basketbollin kosovar me atë të shqipërisë e fati ka dashur që finalja të jetë me dy ekipe ‘dardane’.

Këto dy ekipe momentalisht po kalojnë formë fantastike në garat elitare kosovare dhe njejtë pritet të jetë edhe përballja e sontme mes tyre.

Ndeshja fillon nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Sport/KSport dhe RTSH Sport.

Vlen të ceket se ky turne final i Ligës Unike sivjet po mbahet në qytetin e bukur të Vlorës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.