Basketboll

KASTRATI: DO TË JAPIM 100 % PËR KOSOVËN

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje sipas planit për të qenë të gatshëmpara ndeshjeve me Luksemburgun dhe Britaninëe Madhe.

Stërvitjet po vazhdojnë dy herë në ditë sipas planit, derisa gjatë kësaj fundjave do të zhvillojnëedhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë.

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, ka folur për përgatitjet e deritanishme. “Përgatitjet po shkojnëshumë mirë deri më tani. Ne po japim maksimumin në stërvitje dhe do të japim maksimumin edhe në ndeshje. Besoj që para ndeshjeve të muajit gusht, do të përgatitemi 100 % dhe do të jemi të gatshëm për takimet ndaj Luksemburgut dhe Britaninë e Madhe. Do të kemi edhe dy ndeshje miqësore që do të na ndihmojnë shumë”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli edhe për përballjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe. “Ne jemi duke u stërvitur maksimalisht që të jemi të gatshëm për këto ndeshje. Kam stërvitur gjatë gjithë verës dhe besoj se do të jem i gatshëm. Do të fillojmë tëanalizojmë kundërshtarët me video për të parëfuqinë e tyre. Gjithsesi, ne do të japim më të mirën tonë. Shpresoj se do të kemi ndihmën e publikut, ashtu siç e kemi pasur deri më tani. Tifozët nëMitrovicë janë të njohur për atmosferën e jashtëzakonshme që e krijojnë dhe shpresoj se do të na përkrahin maksimalisht”, përfundoi Erjon Kastrati.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht.

 

Komentet janë të mbyllura.