Basketboll

Ardhja e gjyqtarëve të huaj ishte kërkesë e klubeve

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e sotme është marrë vendim final që ndeshjet e mbetura të play off-it në basketbollin kosovar të gjykohen nga dy referët të huaj dhe një vendor.

Një vendim i tillë në komunitetin e basketbollit kosovar është komentuar në forma të ndryshme.

AsistiOnline.com ka mësuar se një vendim i tillë nga FBK-ja është marrë me kërkesën e klubeve të cilat kanë kërkuar që gjyqtarët e huaj të jenë pjesë e garës finale të kampionatit dhe jo vendim kokë më vete i FBK-së.

Të kujtojmë se Prishtina ditë më parë lëshoi deklaratë zyrtare ku përkrahte gjyqtarët vendorë.

/AsistiOnline.com/

Ekskluzive: Arrihet marrëveshja finale për gjyqtarët e huaj nga gjysmëfinalet e tutje

Prishtina me deklaratë zyrtare për gjyqtarët, thotë se vendorët duhet të kenë përparësi

Komentet janë të mbyllura.