Dënohen lojtarët problematikë të Yllit e Trepçës, s’shpëtojnë as Adisi e Petari
Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës të hënën mori vendimet lidhur me ndeshjen e dytë të serisë finale të plejofit mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Të dielën në Suharekë, Ylli fitoi me rezultat 80:79 dhe barazoi rezultatin në 1:1 në ndeshje. Pak para fundit të ndeshjes, Alonzo Verge Jr i Yllit dhe Kevin Capers i Trepçës kishin një përplasje dhe u diskualifikuan. Ata e vazhduan përplasjen rrugës për në zhveshtore dhe kjo solli tensione të tjera në palestër.
Për gabimet diskualifikuese, Verge Jr e Capers janë gjobitur me nga 300 euro.
Po ashtu Ylli u gjobit me 200 euro, ndërsa trajneri i Yllit, Petar Mijoviq me 300 euro.
300 euro është gjoba edhe për trajnerin e Trepçës, Adis Beqiragiq. Erjon Kastrati është dënuar me 100 euro, ndërsa Trepça po ashtu me 100 euro.
Ndeshja e tretë finale zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00 në Mitrovicë.
Komentet janë të mbyllura.