Basketboll

Dënime për Trepçën dhe zyrtarët e Yllit në finalen e tretë

Prishtin(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ka publikuar dënimet e shqiptuara nga Komisioni i saj që funksionon për gara.

Sipas raportit zyrtar, numri i shikuesve ka qenë 3 mijë, derisa me gjoba në të holla janë dënuar klubi i Trepçës dhe dy zyrtarë të Yllit.

KB Trepça konform Nenit 53.3. dënohet me 200 Euro, që do të thotë se ”nëse ndonjëri prej personave zyrtarë të paraqitet me veshje të
papërshtatshme dënohet me 100 euro e dënimet ndaj klubeve që kanë shkaktuar shkeljet do të dyfishohen pas herës së dytë të përsëritjes së shkeljes.

Ndërsa, trajneri i Yllit Petar Mijoviq është dënuar me 300 euro konform Nenit 52.4 që do të thotë se abimi teknik i trajnerit për sjellje josportive dënohet me 150 euro ”dënimet ndaj personave që kanë shkaktuar shkeljet do të dyfishohen pas herës së tretë të përsëritjes së shkeljes”.

Si dhe Jan Palokaj është dënuar me 200 euro konform nenit 52.1 që do të thotë se gabimi teknik i lojtarit për sjellje josportive ndëshkohet me 100 euro e ”dënimet ndaj personave që kanë shkaktuar shkeljet do të dyfishohen pas herës së tretë të përsëritjes së shkeljes”.

Ndeshjen e tretë finale e fitoi Trepça 85-78.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.