Asisti 582 sonte me mysafir special Edo Azemin dhe Blerim Vuniqin
Adhurues të basketbollit, ky edicion ka hy në fazën më të nxehtë dhe kulminante ku ka mbetur vetëm edhe një ndeshje e vetme për shpalljen e kampionit të basketbollit kosovar pasi seria finale është e barabartë 2:2.
Trepça për herë të pestë apo Golden Eagle Ylli për herë të tretë në histori, kush do të stoliset me titull kampioni?
Trepça dhe Golden Eagle fituan sedcial në shtëpi të vet, finalet 3 dhe 4 dhe ta sh ndeshja e fundit dhe vendimtare zhvillohet në Minatori ku Trepça në dy vitet e kaluar i ka humb dy tituj rresht.
Në finalen e vitit 2022 ishte pikërisht Ylli ai i cili iu gëzua titullit në Minatori kurse edicionin e kaluar pas serisë fantastike dhe dramatike e cila shkoi në 5 ndeshje dhe atë në ndeshjen e fundit patëm vazhdime, Peja u stolis me titull kampioni me koshin në sekondat e fundit.
A do të jetë sivjet e treta e vërteta e vërteta për Trepçën?
A do ta thyej Trepça mallkimin e ndeshjes vendimtare në Minatori apo Golden Eagle Ylli përsëri do të festoj në Mitrovicë duke e fituar titullin e tretë?
Gjitha këto i bisedojmë sonte me mysafirët special e ASISTIT 582, dy emrat e mëdhenj të basketbollit kosovar: Blerim Vuniqin njëri prej basketbollistëve më të mirë të gjitha kohëve dhe komentatorin me dekada të këtij sporti që ne e duam si dhe me basketbollistin më të trofeshëm kosovar të gjitha kohëve, Edmond Azemin.
Analiza komplete e dy ndeshjeve finale të zhvilluara javën e kaluar dhe parashikimi për ndeshjen e pestë, çka mendojnë Blerimi dhe Edo , kush do të shpallet kampion, Trepça apo Golden Eagle Ylli.
Sonte si zakonisht, Shqiptarët në Botë dhe natyrisht yjet më të forta të basketbollit botëror vijnë në NBA n’Asist. Krejt në fund të ASISTIT 582 vjen ajka me Top Aksionet e finaleve të Prince Cafe Superligës
Gjitha këto dhe shumë më shumë sonte në ASISTIN 582 direkt nga ora 22 në Sport 1 në Artmotion dhe pas Edicionit Special në Klan Kosova.
Komentet janë të mbyllura.