Basketboll

KOSOVA U-18(M) SOT E NISIN KAMPIONATIN EVROPIAN

Prishtinë (AsistiOnline) – Ditën e sotme pritet të nisë Kampionati Evropian – Divizioni B, në konkurencën e meshkujve në Oradea të Rumanisë.

Edhe djemtë tanë nga Kosova, do të jenë pjesëmarrës në këtë kampionat. Ata sot zhvillojnë ndeshjen e parë, ndaj Hungarisë.

Kosova është në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Tri vendet e para do të kualifikohen në Divizion A, derisa vendi i fundit do të bie në Divizion C. Gjithashtu vendi i parë i Divizionit C do të hyjë në atë B.

Dy kombëtaret e para në grupe do të kualifikohen në çerekfinale, vendi i tretë dhe i katërt do të luajnë për pozitat 9-16, derisa vendi i pestë dhe i gjashtë për pozitat 17-24.

 

Komentet janë të mbyllura.