Basketboll

Kosova U18 te femrat e fiton Kampionatin Evropian – Divizioni C

Prishtinë(AsistiOnline) – Vashat e Kosovës U18 e kanë fituar Kampionatin Evropian – Divizioni C i mbajtur në Prishtinë dhe i organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Vashat tona kanë fituar në finale ndaj Azerbajxhanit me rezultat 75-65, për të ngritur trofeun në fund me plotë meritë.

Malvina Haziri ishte lojtarja më e dalluar te Kosova sonte me plot 24 pikë, Merisa Bilalli shtoi 15 e Gerta Hoti kishte 13 të tjera.

Kosova në këtë Evropian i pati të gjitha fitore dhe ka bilanc 100%.

Në edicionin e ardhshëm Kosova U18 do të luajë në Divizionin B. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.