Basketboll

Askush si amerikanët në basketboll, medalja e pestë e artë rradhazi në Lojërat Olimpike

Prishtinë(AsistiOnline) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë fituar medaljen e pestë të artë rresht në basketbollin për meshkuj në Lojërat Olimpike të vitit 2024, duke mposhtur Francën me rezultat 87-98, në një ndeshje të zjarrtë në finalen e zhvilluar në Paris.

Ndeshja u karakterizua nga një rivalitet i fortë mes dy skuadrave, por përfundimisht ishte ekipi amerikan që doli në krye, falë performancës së jashtëzakonshme të Steph Curry-t, i cili realizoi të gjitha pikët e tij nga treshet.76.

Steph Curry me 24 pikë (të gjitha nga treshet), ishte më i dalluari te amerikanët, derisa mori ndihmë të madhe edhe nga Kevin Durant e Devin Booker me nga 15 pikë dhe LeBron James që shtoi 14 sosh.

Te Franca s’mjaftuan për fitore, Victor Wembanyama me 26 pikë e as Guerschon Yabusele me 20 sosh.

LeBron James u shpall MVP i turneut olimpik falë performancës së tij konstante gjatë tërë garave, duke qenë forca lëvizëse pas çdo fitore së Shteteve të Bashkuara, duke shfaqur aftësitë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar në momentet më kritike.

Kjo fitore e vulos dominimin e ‘egër’ të USA-së në basketbollin ndërkombëtar, duke siguruar medaljen e artë të pestë radhazi në Lojërat Olimpike. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.