Basketboll

Vashat e Australisë të bronzta në Lojërat Olimpike 2024

Prishtinë(AsistiOnline) – Australia arriti sot një fitore të madhe në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 duke mposhtur Belgjikën me rezultatin 81-85 në ndeshjen për medaljen e bronztë në basketbollin e femrave.

Kjo ishte një arritje e rëndësishme për skuadrën australiane, e cila kthehet në podiumin olimpik pas disa vitesh mungese.

24 vjeçarja, Ezi Magbegor ishte lojtarja më e dalluar te Australia në këtë fitore me double-double monstruoz prej 30 pikëve e 13 kërcimeve, derisa Sami Whitcomb shtoi 14 pikë.

Te Belgjika s’mjaftuan për fitore, Julie Vanloo kishte 26 pikë e Emma Meesseman shtoi 23 sosh.

Fitorja e Australisë në këtë ndeshje tregon forcën dhe përkushtimin e kësaj skuadre, e cila arriti të rikthehet në podiumin olimpik, pasi në të kaluarën të bronztën e ka fituar edhe në Olimpiadat e viteve, 1996 dhe 2012 e ka edhe tri të argjenda në vitet 2000, 2004 dhe 2008.

Kjo medalje e bronztë është një arritje e rëndësishme për basketbollin australian dhe një dëshmi e vazhdimësisë së tyre në nivelet më të larta të sportit. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.