Arbër Rushiti emërohet trajner i Junior 06
Klubi i inkuadruar sivjet në Superligën e Kosovës te femrat, Junior 06 Moni Bau ka emëruar trajnerin që do ti prijë ekipit në sezonin e ri.
Prizrenasit kanë njoftuar se drejtimi i skuadrës ju është besuar trajnerit të ri Arbër Rushiti.
Arbëri është vetëm 22 vjeçar dhe bëhet trajneri më i ri në moshë që merr drejtimin e një skuadre tek Superliga e Femrave.
Junior 06 deri tani ka kryer disa transferime vendore dhe të huaja, duke synuar rezultate pozitive në debutimin në Superligë.
Komentet janë të mbyllura.