Basketboll

Shizz Alston amerikani i rradhës te Vëllaznimi

Prishtinë(AsistiOnline) – Vëllaznimi e ka zyrtarizuar sot edhe transferin e rradhës të huaj për edicionin e ri.

Gjakovarët kanë arritur marrëveshje amerikanin, Shizz Alson i cili luan në pozitën e organizatorit të lojës.

Alston startoi me karrierë në SHBA me kolegjin e “Tempe University Owls”, e pastaj për një edicion luajti në NBA G league me ekipin e “Delaware Blue Coats”, pastaj karriera e tij vazhdoi në Superligën e Greqisë me “Lavrio”, pastaj me “Kangoeroes Mechelen” në Belgjikë, si dhe së fundmi është paraqitur me ekipin nga Superliga e Japonisë “SeaHorses Mikawa”.

Sezonin e fundit, Alson ka qenë pa angazhim në ndonjë skuadër. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.