Basketboll

El Clasico në finalen e madhe të Superkupës

Prishtinë(AsistiOnline) – Ditën e djeshme janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të Superkupës së Kosovës te meshkujt.

Prishtina e mposhti Pejën 91-80 dhe siguroi finalen e madhe si skuadra e parë.

Disa orë pas fitoi edhe Trepça ndaj Yllit 83-61, duke u kualifikuar në finalen e madhe dhe duke konfirmuar se do të luajë përsëri me prishtinasit.

Trepça është fituese aktuale e këtij trofeu pasi sezonin e kaluar e kishte mposhtur Pejën në finalen e madhe e Prishtina së fundmi këtë trofe e ka fituar pikërisht në finale ndaj Trepçës, pikërisht në krye të skuadrës me Murat Bilgen.

Ndeshja e nesërme finale luhet me fillim nga ora 20:00 dhe transmetohet direkt në KSport. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.