Trepça dhe Ylli sonte zhvillojnë ndeshjen e mbetur nga xhiro e dytë
Prishtinë(AsistiOnline) – Sot zhvillohet një ndeshje e mbetur dhe derbi i xhiros së dytë nga stinori i ri i Superligës së Kosovës.
Trepça dhe Ylli takohen në ”Minatori” sonte me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në KSport1.
Ylli e ka nisur stinorin e ri me një fitore ndaj Borës dhe kërkon të dytën e Trepça ia bën sefte kërkimit të mbrojtjes së titullit, pasi deri tani nuk ka luajtur si shkak i paraqitjes në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, sivjet Trepça dhe Ylli janë takuar në gjysmëfinale të Superkupës e ku fitoi thellë Trepça.
Të dyja ekipet kanë luajtur në stinorin e fundit edhe në finalen e titullit kampion e ku triumfoi poashtu Trepça. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.