Basketboll

Me shumë gjasa Rami Hadar largohet nga Peja

Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i deritanishëm i KB Peja, Rami Hadar me shumë gjasa është larguar nga skuadra kosovare.

Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin verdhezi, trajneri izraelit ka kërkuar dorëheqje të parevokueshme nga pozita në klubin pejan.

Peja dje humbi nga Ylli 79-80, në kuadër të xhiros së katërt në Superligën e Kosovës, derisa Hadar u përjashtua nga referët në çerekun e dytë pas ankesave të shumta ndaj tyre.

Hadar para pak minutash ka reaguar edhe në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruajtur se ”Jam i lumtur për gjithçka që kemi arritur 🥇🏆.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se Hadar nesër pritet të përshëndetet me lojtarët dhe stafin e Pejës.

Vlen të ceket se Hadar pas ndeshjes së djeshme, drejtoi akuza të rënda edhe ndaj FBK-së e mbetet të shihet se cila do jetë e ardhmja e tij edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës A. /AsistiOnline.com/

Hadar shpërthen pas disfatës nga Ylli, akuza ndaj FBK-së dhe paralajmëron largimin nga Peja?

Komentet janë të mbyllura.