Basketboll

KOSOVA(U-18M) PËSOI HUMBJEN E TRETË NË EVROPIAN

Ditën e djeshme, Përfaqësuesja e Kosovës U-18 ne konkurencën e meshkujve ka pësuar edhe humbjen e tretë rresht në Kampionatin Evropian – Divizioni B kësaj radhe nga Austria.

Dardanët e rinj e fituan çerekun e parë 23:19 dhe luftuan deri në fund, por pa arritur të fitojnë.

Donat Rexhepi kishte 20 pikë e tetë kërcime, derisa u ndihmua nga Albin Berisha me 17 pikëdhe Donat Musa me 16. Me 11 pikë e nëntë kërcime kontribuoi Erhan Sholla.

Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 do të përballen me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do të zhvillojnë ndeshjen e fundit nëgrupe kundër Portugalisë.

Komentet janë të mbyllura.