Jalen Moore largohet nga Prishtina, transferohet në Ligën e parë turke
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i huaj i Sigal Prishtinës, Jalen Moore është larguar nga skuadra bardhekaltër.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi bardhekaltër në llogarinë zyrtare në Facebook.
”Ju njoftojmë se lojtari ynë Jalen Moore i transferuar në Prishtinë gjatë verës ka vendosur të largohet nga skuadra për ta vazhduar karrierën në Turqi.
Kontrata e lojtarit me klubin kishte opcionin e daljes nga klubi me dëmshpërblim në rast se kërkohet nga klubet e shteteve më superiore.
Moore e falenderojmë për angazhimin dhe paraqitjet fantastike dhe i urojmë suksese në karrierën e tij!”, shkruan njoftimi.
AsistiOnline.com ka mësuar se Moore është transferuar tek ekipi nga Liga e parë turke, Ormanspor.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.