Basketboll

ASISTI dënon ashpër fyerjet drejtuar Drilon Hajrizit

Dukuria e tretë negative në kryendeshjen Sigal Prishtina  – Trepça ishte fyerja në kor drejtuar Drilon Hajrizit.

Gjatë ASISTIT 598 , u dënua ashpër dukuria shumë e shëmtuar dhe e neveritshme e ofendimeve të ulëta që nuk kanë vend në basketboll.

“ Fyerjet , një dukuri shumë e shëmtuar, shumë e gërditshme dhe e neveritshme dhe e cila është për t’u gjykuar ashpër. Ofendimet të tilla të ulëta nuk kanë vend në sport e sidomos jo në sportin që ne e duam, në basketboll. Kjo është e ultë dhe në kundërshtim me traditën dhe zakonet tona” reagoi me zemërim Agoni dhe vazhdoi duke thënë shtuar se ofendimet e ulëta janë për çdo kritik, kudo që ndodhin në Kosovë dhe se vet publiku është ai që duhet t’i ndal sepse sipas tij, ka mënyra kreative për t’i tall dhe nguc kundërshtarët apo për ta përkrah ekipin e vet.

Sipas ASISTIT, fyerja e ikonave dhe atyre që kanë dhënë shumë për basketbollin kosovar është e papranueshme dhe publiku duhet të kënaqet me prezencën e dy ndër më të mirëve të gjitha kohëve për sa kohë ata luajnë, sidomos tash kur kthimi i tyre riktheu edhe kualitet në Superligë.

“Kjo dukuri që po ndodh nëpër palestrat tona sidomos duke ofenduar dy ikonat e basketbollit kosovar, Dardan Berishën dhe Drilon Hajrizin është turp sepse këta dy kanë dhënë shumë për basketbollin kosovar dhe duhet të jemi të lumtur që ende janë në formë për të kontribuar dhe definitivisht me kthimin e tyre është rritur kualiteti i Superligës” e përmbylli reagimin e tij ASISTI.

Komentet janë të mbyllura.