PUBLIKOHET ORARI I EVROPIANIT NË PRISHTINË
Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20 do të mbahet nga 3 deri më 11 gusht në Prishtinë.
Ndeshjet do të zhvillohen në palestrën “1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Në këtë Evropian do të marrin pjesë 12 kombëtare që janë të ndara në katër grupe me nga tri ekipe.
Kosova është në grup me Turqinë dhe Rumaninë. Dy vendet e para kualifikohen në rrethin e ardhshëm, ku do të formohen edhe dy grupe të reja me nga katër Përfaqësuese, kurse vendi i tretë i grupit do të luftojë për pozitat 9-12.
Të shtunën Islanda takohet me Kroacinë në “1 Tetori” nga ora 16:30, kurse në Pallatin e Rinisë nga ora 16:30 takohen Ukraina dhe Irlanda. Më pas është ceremonia hapëse në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 18:30, derisa Kosova ndeshjen e parë e zhvillohen ndaj Turqisë nga ora 19:00.
Nga ora 19:00 në “1 Tetori” zhvillohet ndeshja Finlanda-Greqia. Kosova të dielën e ka pushim, pasi Turqia do të ndeshet me Rumaninë (16:30), kurse sfida e ardhshme për vashat e Kosovës është të hënën ndaj Rumanisë nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Komentet janë të mbyllura.