Sonte El Clasico në kuadër të Superligës
Sonte zhvillohet El Clasico e basketbollit kosovar në kuadër të Superligës së Kosovës nga xhiro e 18-të.
Kjo në fakt është kryendeshja e kësaj jave mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Takimet mes këtyre dy skuadrave gjithmonë kanë qenë interesante dhe kështu pritet edhe sonte në “Minatori”. “Xehetarët” kanë 12 fitore e pesë humbje, ndërsa prishtinasit nëntë fitore e tetë humbje.
Këto dy skuadra u përballën mesjavën e kaluar për Kupë, ku bardhekaltrit fituan 67:65 në gjysmëfinale, derisa sfida e kthimit do të zhvillohet mesjavën e ardhshme, ku do të vendoset se kush do të kualifikohet në finale.
Ndeshja nis nga ora 18:30.
Komentet janë të mbyllura.