KOSOVA(U-20F) PËSOJNË HUMBJEN E PARË NË EVROPIANIN QË NISI SOT NË PRISHTINË
Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e femrave e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian – Divizioni B.
Në këtë kampionat, që nisi sot në Prishtinë vashat kosovare pësuan nga Turqia me shifrat e larta, 87-49.
Tringa Ukaj ka shënuar 15 pikë e nëntë kërcime, derisa Astera Tuhina shënoi nëntë, Fjolla Ajeti tetë dhe Besjana Martinaj gjashtë.
Vashat kanë pasur përkrahje edhe nga një numër i madh i tifozëve.
Në takimet tjera, Finlanda ka mundur Greqinë 79:55, Kroacia mundi Islandën 76:55 dhe Irlanda mposhti Ukrainën 63:53.
Kampionati do të vazhdojë deri më 11 gusht, kur është ceremonia mbyllëse dhe finalja e madhe.
Komentet janë të mbyllura.