Basketboll

VASHAT E KOSOVËS, SONTE NDAJ RUMANISË NË PRISHTINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e femrave sonte do ta vazhdojë luftën e saj, në Kampionatin Evropian – Divizioni B, që po mbahet në Prishtinë.

Ditën e djeshme vashat e reja të Kosovës, patën ditë pushimi. Përderisa sot ato rikthehen në parket në ndeshjen kundër Rumanisë. Me fitore eventuale, vashat kosovare kalojnë në fazën e dytë të Evropianit.

Ndeshja e sotme e vashave kosovare, nis në ora 19:00. Përderisa ky takim do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Komentet janë të mbyllura.