Basketboll

Edon Maxhuni shkëlqen ndaj Serbisë

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti me prejardhje nga Kosova, Edon Maxhuni ka shkëlqyer sonte ndaj Serbisë në kualifikimet për Eurobasket 2025.

Me fanelën e Finlandës, Edoni sonte për 29 minuta qëndrim në parket ka pasur 15 pikë, 7 asiste e 3 kërcime, duke organizuar lojën e ekipit për mrekulli.

Megjithatë kjo performancë e shkëlqyer e Edonit, s’ka mjaftuar për fitore pasi pjesa tjetër e skuadrës nuk ishte fortë në disponim për lojë sonte.

Në fund, ekipi serbi fitoi me shifrat 95-105.

Ndeshjen e fundit në grup dhe tejet vendimtare për kualifikim, Finlanda e luan me 24 shkurt ndaj Danimarkës.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.