Ylli anulon ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike
Golden Eagle Ylli ka vendosur të mos udhëtojë për të zhvilluar ndeshjen për vendin e tretë në Ligën Unike.
Në një njoftim zyrtar, klubi nga Suhareka ka sqaruar se vendimi është marrë pas mbledhjes së Bordit, duke përmendur si arsye mbingarkesën e lojtarëve dhe situatën me lëndimet e shumta në javët e fundit.
Ylli rikujtoi se ekipi ka zhvilluar një ndeshje të rëndësishme në Superligë kundër Bashkimit të shtunën dhe se gjendja aktuale e lojtarëve nuk e lejon përballjen në këtë duel.
Në përfundim, klubi ka uruar sukses për ekipet pjesëmarrëse në finale.
Komentet janë të mbyllura.