Basketboll

ASISTI 613 sjell në studio “Special One”, deklarata bombastike nga ai

ASISTI 613 sjell analizën e detajuar të dy xhirove të fundit të pjesës së rregullt të kampionatit të Superligës që ishin dramatike dhe dilema e renditjes përfundimtare u qartësu vetëm pas dy ndeshjeve të fundit të dielën.


Xhiro 27 gjatë mesjavës solli përballjet e skuadrave të Katërshes së Madhe historike që direkt vendosnin për plasman, Sigal Prishtina e priti Bashkimin në kryeqytet kurse në Karagaq, Peja ishte nikoqire e kampiones aktuale Trepçës. Moti nuk ka ndodhur që duelet direkte midis këtyre katër skuadrave të jenë kaq të rëndësishme dhe sidomos jo në xhiron e parafundit.

Edhe xhiro e fundit solli derbin Bashkimi – Peja që ndikonte direkt në renditjen finale dhe pozitat startuese për Play Off.

Vëllaznimi pas shpalljes kampion në Ligën Unike humbi pak “gasin” por ajo që nga plani i gjashtë po del si top favorite dhe skuadra më e nxehtë , Golden Eagle Ylli, në pranverë shkeli çdo gjë para vetes dhe tash krejt skuadrat po kanë dëshirë me e shmang nënkampionen aktuale. Peja si uji i qetë, bregun po e gryen kurse Sigal Prishtina me trajnerin e ri Paco Olmos po synon befasitë.

Lideri dhe Bashkimi do të pushojnë në rrethin e parë çerekfinal duke pritur zhvillimet në përballjet Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe Golden Eagle Ylli – Peja.

Debutuesja në elitë, KB Bora ka siguruar mbijetesën si skuadra e cila i kam mposhtur të gjitha skuadrat në Superligë përveç Pejës por kjo i solli fat të keq skuadrës simpatike prizrenase , Proton Cable dikur Ponte që sivjet pas 7 viteve në shoqërinë elitare përshëndetet nga Superliga.

Pse ra nga Superliga PC Prizreni?

Ekskluzive: Kujt i tha nëse largohem unë do të largohet edhe dikush tjetër?

Çfarë do të ndodhë në vazhdim?

A do të ketë zgjerim të Superligës në 10 skuadra?

Gjitha këto dhe shumë më shumë do t’i diskutojmë me mysafirët Arbnor Rifatin, trajnerin e Proton Cable Prizreni dhe Andin Rashicën selektorin e Kosovës U20 dhe analistin special në ASIST.

Në pjesën e dytë vjen blloku i Play Off-it të Superligës së Femrave dhe finalet e Ligës së Parë si dhe blloku i dashur për gjithë ne, Shqiptarët në Botë që sjell lajmet e fundit mbi lojtarët dhe trajnerët shqiptarë ndërkohë, krejt në fund, ASISTI sjell ajkën dhe Top 10 aksionet më të bukura të kësaj jave. �

Gjitha këto dhe shumë më shumë në ASISTIN 613 sonte shumë të nxehtë nga ora 19:30 në Sport 1 në Artmotion dhe menjëherë pas Edicionit Special në Klan Kosova.

Komentet janë të mbyllura.