Basketboll

Sonte finalja e Ligës së parë, vendoset anëtari i ri i Superligës

Sonte zbulohet emri i skuadrës që do të luajë në elitën e basketbollit kosovar në sezonin e ri.

Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, me fillim nga ora 19:00, zhvillohet ndeshja e tretë dhe vendimtare mes Grapeland dhe KEK-ut, në serinë finale të Ligës së Parë, e cila aktualisht është e barabartë 1-1.

Fituesi i kësaj sfide do të sigurojë një vend në Superligën e Kosovës për edicionin 2025/26, ndaj pritet një përballje e zjarrtë mes dy skuadrave që kanë dëshmuar kualitet dhe grintë gjatë tërë kampionatit.

Ndeshja transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion, për të gjithë ata që nuk mund të jenë në palestër.

Finalja vendos gjithçka – Superliga pret njërin prej tyre.

Komentet janë të mbyllura.