Heroi i Grapeland Bardh Rexha – MVP i finales, inkuadroi ekipin e vendlindjes në Superligë
Në një sezon të mbushur me emocione dhe përkushtim të jashtëzakonshëm, Bardh Rexha ka shkruar historinë për ekipin e tij të zemrës, Grapeland.
Me një performancë heroike gjatë gjithë sezonit, Rexha jo vetëm që udhëhoqi ekipin drejt finales së Ligës së Parë, por edhe i dha fitoren vendimtare për inkuadrimin në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në finalen dramatike ndaj KEKU-t, Rexha tregoi edhe një herë pse është zemra dhe motori i Grapelandit. Ai e mbylli ndeshjen me 20 pikë dhe 11 kërcime, duke dominuar parketin në të dyja anët e fushës dhe duke i dhënë skuadrës një epërsi të pakapërcyeshme.
Për këtë paraqitje të jashtëzakonshme, Rexha u shpall MVP i finales — një çmim që iu nda nga vetë Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ky sukses nuk është vetëm një shpërblim individual për Rexhën, por një dhuratë për të gjithë qytetin e Grapelandit, që tani gëzon praninë e ekipit të tyre në elitën e basketbollit kosovar.
Me përkushtimin, pasionin dhe lidershipin e tij, Bardh Rexha është pa dyshim heroi i sezonit dhe simboli i një ëndrre të realizuar.
Komentet janë të mbyllura.