Bilanci i sivjetëm mes Trepçës dhe Prishtinës do t’ju ‘befasojë’!
Rivaliteti i zjarrtë mes Trepçës dhe Prishtinës në basketbollin kosovar ka qenë në qendër të vëmendjes edhe gjatë sezonit 2024/25.
Në shtatë përballje të zhvilluara në të gjitha garat, Prishtina ka dalë fituese në katër ndeshje, ndërsa Trepça ka triumfuar në tre, duke e bërë këtë një nga sezonet më konkurruese të viteve të fundit mes dy skuadrave më të trofeshme në vend.
Superkupa e Kosovës:
Sezoni nisi me përballjen në Superkupën e Kosovës, ku Trepça mposhti Prishtinën me rezultat 73-89 në finalen e zhvilluar më 11 shtator 2024 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizen.
Kupa e Kosovës:
Në gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës, Prishtina arriti një fitore të ngushtë ndaj Trepçës me rezultat 67:65 më 10 shkurt 2025. Megjithatë, Trepça u rikthye fuqishëm në ndeshjen e kthimit duke mposhtur Prishtinën me rezultat 84-66 dhe siguroi kalimin në finale.
Superliga e Kosovës:
Në kampionatin e Superligës, Prishtina ka pasur epërsi ndaj Trepçës, duke fituar tri nga katër përballjet direkte. Veçanërisht, dy nga këto fitore janë arritur në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, duke theksuar forcën e Prishtinës edhe si mysafire.
Ky bilanc i ngushtë dhe ndeshjet e luftuara deri në fund tregojnë për rivalitetin e fortë mes dy skuadrave dhe paralajmërojnë një seri gjysmëfinale të play-off-it tejet emocionuese dhe të paparashikueshme. /AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.