Basketboll

Sonte në Prizren hapet seria gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Pejës

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte emocionet e play-off-it, ku do të nisë seria gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Pejës.

Ndeshja e parë zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, me fillim nga ora 19:00.

Skuadra vendase, Bashkimi, e mbylli sezonin e rregullt si lider dhe tani kërkon ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit për të bërë hapin e parë drejt finales. Përballë do ta ketë një kundërshtar me përvojë si Peja, e cila në çerekfinale eliminoi nënkampionin aktual, Yllin, duke treguar formë të lartë në fazën më të rëndësishme të kampionatit.

Prizrenasit pritet të kenë përkrahje të fuqishme nga tribunat, pasi atmosfera në palestrën “Sezai Surroi” pritet të jetë e jashtëzakonshme dhe salla e stërmbushur me tifozë.

Një përballje klasike e basketbollit kosovar, ku çdo top do të vlejë shumë.

Komentet janë të mbyllura.