Prishtina e pret sonte Trepçën në duelin e dytë gjysmëfinal
Sot nga ora 18:00 në kryeqytet luhet ndeshja e dytë e serisë gjysmëfinale ndërmjet Prishtinës dhe Trepçës, një përballje që premton emocione të mëdha.
Pas fitores së arritur gjatë vikendit në ndeshjen e parë, Trepça e ka marrë avantazhin në seri dhe synon ta dyfishojë epërsinë për t’u afruar edhe më shumë finales së madhe.
Nga ana tjetër, Prishtina do të kërkojë me çdo kusht barazimin për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Kujtojmë se skuadra që arrin tri fitore në seri, siguron kalimin në finalen e madhe të kampionatit.
Komentet janë të mbyllura.