Basketboll

Sonte nis seria e finales për titull mes Bashkimit dhe Trepçës

Sonte në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren nis seria finale e play off-it të Superligës së Kosovës te meshkujt.

Bashkimi e pret Trepçën për përballjen e parë në një seri e cila pritet të jetë tepër interesate.

Prizrenasit rrugën deri në finalen e patën më të ‘lehtë’, pasi mbyllën sezonin e rregullt si lider dhe play off-in e nisën nga seria gjysmëfinale, aty ku e mposhtën Pejën 3-1 dhe kaluan në finalen e madhe e kjo bëri që pikërisht tash ta kenë edhe përparësinë e terrenit vendas përballë finalistit tjetër.

Derisa njejtë rrugëtoi edhe Trepça, veçse play off-in e nisi nga pozita e dytë dhe arriti që ta mposht Prishtinën poashtu 1-3 në seri gjymëfinale dhe kaloi në finalen e madhe.

Mitrovicasit janë edhe kampionë aktualë të Kosovës, pasi sezonin e kaluar kishin mposhtur Golden Eagle Yllin 3-2 në seri të përgjithshme.

Sfida e sontme nis nga ora 19:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.