Basketboll

Përballjet direkte mes Bashkimit dhe Trepçës sivjet

Sonte nis seria e madhe finale për titull kampioni të Kosovës mes Bashkimit dhe Trepçës.

Përballjet direkte mes Bashkimit dhe Trepçës gjatë sezonit 2024/25 në basketbollin kosovar ishin tejet të zjarrta.

Këto dy skuadra janë përballur pesë herë në këtë sezon, duke përfshirë ndeshjet e Superligës dhe finalen e Kupës së Kosovës.

Përballjet direkte Bashkimi – Trepça në sezonin 2024/25

  1. 3 tetor 2024Prizren
    Bashkimi 71 – 64 Trepça
    Bashkimi e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi, duke siguruar një fitore të merituar në shtëpi.
  2. 2 nëntor 2024Mitrovicë
    Trepça 82 – 52 Bashkimi
    Trepça reagoi fuqishëm në shtëpi, duke fituar me një epërsi të madhe prej 30 pikësh.
  3. 8 janar 2025Prizren
    Bashkimi 76 – 72 Trepça
    Një ndeshje e ngushtë ku Bashkimi arriti të fitojë falë një performance të mirë në pjesën e parë, veçanërisht në çerekun e dytë.
  4. 12 shkurt 2025Prishtinë (Finalja e Kupës së Kosovës)
    Trepça 85 – 79 Bashkimi
    Në një finale shumë të fortë dhe të barabartë, Trepça arriti të fitojë dhe të mbrojë titullin e Kupës së Kosovës.
  5. 22 mars 2025Mitrovicë
    Trepça 93 – 88 Bashkimi
    Në një ndeshje të Superligës, Trepça arriti të fitojë në shtëpi pas një përballje të ngushtë.

Bilanci i përgjithshëm për sezonin 2024/25

  • Trepça: 3 fitore
  • Bashkimi: 2 fitore

Këto përballje tregojnë një rivalitet të fortë mes dy skuadrave, me ndeshje shumë të ngushta dhe emocionuese e njejtë pritet edhe sonte.

Vlen të ceket se sfida e parë (sonte), luhet pa tifozë shkaku i një dënimi që ditë më parë FBK i shqiptoi ekipit prizrenas për shkak të një incidenti që ndodhi në duelin e tretë të serisë gjysmëfinale mes Bashkimit dhe Pejës. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.