Basketboll

Sonte finalja e gjashtë, ndeshje dhe atmosferë “elektrizuese”

Sonte nga ora 19:00, në Palestrën “Minatori” në Mitrovicë, zhvillohet ndeshja e gjashtë e serisë finale në Superligën e Kosovës mes Trepçës dhe Bashkimit, një duel që mund të vendosë fatin e titullit kampion për edicionin 2024/25.

Aktualisht, seria është 3-2 në favor të Trepçës dhe një fitore sonte për mitrovicasit do të thotë kurorëzim me titull kampioni para tifozëve të tyre të zjarrtë dhe në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.

Në anën tjetër, Bashkimi nga Prizreni ka vetëm një opsion: fitore, për ta barazuar serinë në 3-3 dhe për ta çuar betejën finale të titullit në duelin vendimtar në Prizren, ku gjithçka do të vendosej për kampionin e ri.

Kush do ta shkruajë historinë këtë mbrëmje – “Xehetarët” me trofe në shtëpi apo “Portokallezinjtë” me rikthim dramatik? Mos e humbni – gjithçka nis nga ora 19:00!

Komentet janë të mbyllura.