Basketboll

Kosova mbyll garën në FIBA 3×3 ECQ Prishtina 2025 – ndalet në gjysmëfinale nga Irlanda

Përfaqësuesja e Kosovës në basketbollin 3×3 për meshkuj ka përfunduar pjesëmarrjen në turneun FIBA 3×3 European Cup Qualifiers Prishtina 2025, pas një paraqitjeje solide që u ndërpre në gjysmëfinale nga Irlanda me rezultat 12-21.

Djemtë e Kosovës patën një paraqitje dinjitoze, duke regjistruar dy fitore dhe një humbje gjatë këtij turneu. Përkundër eliminimit në gjysmëfinale, ekipi tregoi përkushtim, lojë të disiplinuar dhe garueshmëri të lartë, duke lënë mbresa pozitive në këtë ngjarje ndërkombëtare të rëndësishme.

Pjesë e ekipit përfaqësues të Kosovës në këtë edicion ishin Mikaile Tmushiq, Dardan Kapiti, Rron Ukaj dhe Musab Mala, të cilët kontribuan me angazhim maksimal dhe shfaqën potencial për të ardhmen e basketbollit 3×3 në vend. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.