Basketboll

KOSOVA(U-20F) MBYLLIN ME HUMBJE, EVROPIANIN NË PRISHTINË

Prishtinë(AsistiOnline) – Përfaqësuesja e Kosovës U-20 në konkurencën e femrave e ka mbyllur përfundimisht avanturën në Kampionatin Evropian – Divizioni B.

Në ditën e fundit, vashat e reja nga Kosova u mposhtën nga ato greke me rezultatin 55-79, duke mbetur kështu pa fitore në këtë Evropian.

Në takimin e sotëm për Kosovën, vetëm Astera Tuhina realizoi pikë dyshifrore(13).

Kosova këtë Evropian e mbyll me bilanc, 5 humbje nga po aq ndeshje të luajtura.

Për Kosovën ky Kampionat ishte historik, për faktin se për herë të parë u organizua një event i tillë tek ne.

 

Komentet janë të mbyllura.