Basketboll

TALENTI PRIZRENAS NË PROVA TEK GJIGANTI TURK, ANADOLU EFES

Prishtinë(AsistiOnline) – Talenti prizrenas, Auron Vila, nga sot do të jetë në prova tek gjiganti turk i basketbollit, Anadolu Efes.

Vila që në Kosovë, hapat e parë të basketbollit i ka filluar tek shkolla e basketbollit “Mega Basket”, nga sot dhe plotë 15 ditë do të qëndrojë në prova tek gjiganti i basketbollit turk, Anadolu Efes.

Për mundësinë e Vilës që të bëhet pjesë e gjigantit turk, për AsistiOnline.com ka folur prindi i Auronit, Edmond Vila.

Vila fillimisht fillimisht ka folur se kur kanë ardhur në prova tek gjiganti i basketbollit turk dhe se sa do të qëndrojë djaloshi prizrenas atje.

”Ne sot në mëngjes kemi mbërritur në Stamboll dhe jemi këtu në prova për Auronin tek Anadolu Efesi dhe do të qëndrojmë 15 ditë, Auroni do të stërvitet çdo ditë tek Efesi në këtë periudhë”.

Tutje ai foli, se si ka ardhur deri tek mundësia që Auroni të jetë në prova tek Efesi.

”Auronin fillimisht e ka pëlqyer një agjent i Efesit dhe ne tek ekipi turk kemi ardhur me ftesë zyrtare të tij dhe të shohim se si do të rrjedhin gjërat tutje”, u shpreh Vila.

Talenti prizrenas që është lojtar i klubit të “Mega Sports” me trajner Edon Godenin, me basketbollt merret qe 6 vite dhe është gjeneratë e vitit 2005, pra bëhet fjalë për një lojtar 14 vjeçarë, që premton shumë në të ardhmen.

Shpresojmë që Auroni me sukses ti kalojë provat tek ekipi i madh turk dhe në të ardhmen ta shohim duke e djersitur fanelën e Kosovës.

 

 

 

 

 

Komentet janë të mbyllura.