Basketboll

VASHAT KOSOVARE(U-16) PËSOJNË NGA IZRAELI

Kosova U16 (F) është mundur nga Izraeli 69:44, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës e nisën ndeshjen mirë, ku në çerekun e parë pësuan me dy pikë dallim, 12:10, por më pas kishin një rënië, që ndikoi në humbjen e dytë në këtë Evropian.

Astera Tuhina realizoi 14 pikë e tetë kërcime në këtë ndeshje, Enisa Kamerolli kishte 11 pikë e 11 kërcime, derisa Arba Hasani shënoi dhjetë pikë e nëntë kërcime.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon të shtunën, nga ora 12:45 kundër Kroacisë.

Komentet janë të mbyllura.